ShowBizzz

‘Kujdes me këto postimet’, Klodi ‘paralajmëron’ Elijonën

Elijona dhe Klodi po dëshmojnë se komunikimi mes tyre mbetet mjaft aktiv dhe plot humor edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Dyshja, e cila dhuroi shumë emocione për publikun, po tregon se kimia e tyre vazhdon të mbetet po aq e fortë edhe jashtë formatit.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK 4, Elijona dhe Klodi zhvilluan një nga raportet më të komentuara të atij edicioni. Nga zgjimet me përqafime të ngrohta, ngacmimet me humor, e deri te “dasma” e tyre e improvizuar brenda shtëpisë, ata treguan një afërsi që rrodhi natyrshëm. Ndonëse në momente të caktuara të lojës pati pikëpyetje mbi ndikimin e këtij raporti te publiku, Klodi u tregua gjithmonë një mbështetje e madhe për të, duke i qëndruar pranë në momentet delikate nga presioni i lojës.

Kjo dinamikë dhe kimi ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe jashtë kamerave. Përtej ngacmimeve publike në rrjetet sociale, ata kanë dëshmuar se i qëndrojnë afër njëri-tjetrit edhe në jetën reale.

Elijona siç dihet ka udhëtuar drejt Egjiptit për pushime, nga ku ka publikuar disa fotografi. Në këtë postim, Klodi ka lënë një koment ngacmues duke i shkruar: “Kujdes me këto postimet”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Ndërkohë, gjatë pushimeve të Klodit në jug të vendit, Elijona ka ndërhyrë në komente për të kërkuar autorësinë e njërit prej imazheve duke shkruar: “cr: last pic @elijona”. Përgjigjja e Klodit ishte me shaka: “Hera e parë që po frymëzon ngl”.

Çdo lëvizje e tyre mbetet nën llupën e fansave.

Të Ngjashme