Ne duhet t’ju bëjmë të qartë para së gjithash se psikologu është një profesionist, i cili me anë të intervistave dhe vëzhgimeve mund të kuptojë sesi është strukturuar personaliteti i një individi, cilat janë pikat e forta dhe dobësitë e tij.
Sigurisht, kur janë situata veçanërisht komplekse për përcaktimin e diagnozës, psikologu mund të kërkojë edhe ndërhyrjen e një psikiatri. Në këtë rast është një çrregullim shumë serioz dhe fëmija mund të shoqërohet në shkollë me një mësues të edukimit special.
Është fjala për fëmijë apo adoleshentë që përballen me një fazë kritike të rritjes së tyre. Çfarë mund t’ju bëjë të mendoni se fëmija juaj po përballet me një periudhë që i shkakton vuajtje?
• Shenja më e qartë është ndryshimi. Kur fëmija tregon sjellje jo normale për një kohë të gjatë është mirë që të përpiqeni për të kuptuar arsyen.
• Nëse shfaq frikëra, aq sa ndikojë në shprehitë e përditshme, atëherë është mirë të konsultoheni me një profesionist.
• Ata gjithashtu mund të shfaqin ndryshime në sjellje, për shembull: fëmija tregon sjellje agresive, impulsive, bëhet i pakontrollueshëm, vështirë të përqendrohet ose izolohet në vetvete.
• Shfaq shenja fizike të tilla si: pështjellim ose të vjella, dhimbje stomaku, dhimbje koke.
RINDËRIT DUHET TË KËRKOJNË NDIHMË TE NJË SPECIALIST NËSE:
• Pështjellimet vazhdojnë për disa javë.
• Nuk mban të njëjtin ritëm dhe të njëjtat zakone sa i përket oreksit dhe gjumit.
• Pëson rënie në shkollë dhe nuk shoqërohet me të tjerët.
• Shqetësimet ndikojnë në aktivitetet e përditshme.
• Është shpesh i trishtuar.