Një nga dilemat më të shpeshta të prindërve është se kur fëmija është mjaftueshëm i rritur dhe i pjekur për të qëndruar vetëm në shtëpi.
Sipas ekspertëve, nuk është vetëm mosha ajo që përcakton nëse një fëmijë mund të qëndrojë pa mbikëqyrje. Rëndësi të madhe kanë pjekuria emocionale, përgjegjësia dhe aftësia për të reaguar në situata të papritura.
Prindërit duhet të vëzhgojnë nëse fëmija di të përdorë telefonin për të kërkuar ndihmë, njeh numrat emergjentë, respekton rregullat e sigurisë dhe nuk frikësohet kur është vetëm.
Gjithashtu, rekomandohet që fillimisht fëmija të provohet për periudha të shkurtra, duke u siguruar që nuk ka qasje në pajisje apo sende të rrezikshme. Siguria dhe gatishmëria e tij duhet të jenë gjithmonë përparësi.
