Nëse jeni si shumica e udhëtarëve, me siguri keni një preferencë të caktuar kur bëhet fjalë për zgjedhjen e vendit në avion. Disa preferojnë vendin pranë dritares, të tjerë atë pranë korridorit dhe bëjnë gjithçka për të siguruar pikërisht një prej tyre. Përveç atyre që, çuditërisht, preferojnë vendin e mesit.
Debati se cili është vendi më i mirë në avion, ai pranë dritares apo korridorit, duket se nuk përfundon kurrë. Por, kur bëhet fjalë për mikrobet dhe bakteret që qarkullojnë në avion, një studim ka identifikuar vendin ku ekspozimi ndaj tyre mund të jetë më i madh.
Studimet tregojnë se vendet pranë korridorit kanë rrezikun më të lartë të ekspozimit ndaj mikrobeveNdoshta jeni nga ata persona që do të preferonit të udhëtonit edhe në hapësirën e bagazheve, sesa të uleshit në një vend të mesit apo pranë dritares. Hapësira shtesë për këmbët është një përparësi më vete, pa përmendur mundësinë për t’u ngritur, për t’u shtrirë, për të marrë diçka nga bagazhi i kabinës apo për të shkuar në tualet pa shqetësuar pasagjerët e tjerë.
Megjithatë, nëse një nga shqetësimet tuaja gjatë fluturimit është shmangia e infeksioneve, kërkimet shkencore nuk e favorizojnë vendin pranë korridorit.
Të gjithë e dimë se udhëtimi me avion, veçanërisht gjatë sezonit të gripit dhe virozave, mund të na ekspozojë ndaj mikrobeve të shumta që qarkullojnë në një hapësirë të mbyllur me shumë njerëz.
Ky shqetësim ka qenë gjithmonë i pranishëm, por vitet e fundit njerëzit janë bërë edhe më të ndërgjegjshëm për rreziqet e transmetimit të infeksioneve. Dhe, sipas studimeve, vendi pranë korridorit mund t’ju ekspozojë më shumë ndaj tyre.
Vendet pranë korridorit kanë më shumë kontakt me pasagjerët e tjerë
