Lajme

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel për qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës. Kurti theksoi se Engel e njihte të drejtën historike të vendit për të pasur një shtet.

“Besoj që zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia. Më lejoni të them Kosovë, sepse 90 për qind e njerëzve që jetojnë aty i thonë Kosovë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të trajtohen mirë nën Serbi,” citoi Kurti deklaratën e Engel gjatë një paraqitjeje në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1999.

Ai shtoi se Engel mbeti i qëndrueshëm në këtë qëndrim gjatë viteve dhe se gjithmonë ngriti zërin për të drejtat e njeriut.

“Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të pozicionohej në anën e duhur të historisë. Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ishte në qendër të takimeve tona, që nga takimi i parë në 1997 në New York,” tha Kurti.

Të Ngjashme