Lajme

Kurti s’i përgjigjet Osmanit – Ish-presidentja kritikohet që akuzat i ruajti për fushatë

Përgjigje ndaj akuzave të Osmanit për takimet prapa dyerve të mbyllura me Vuçiqin nuk pati.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e tha asnjë fjalë rreth deklaratës së bashkëpunëtores së tij të dikurshme.

Deklarimin kundër Kurtit, Osmani e bëri një tubim me qytetarë në një nga lagjet e Prishtinës.

Mirëpo këto deklarata të Osmanit, po i kritikon profesori Mazllum Baraliu, i cili thotë se ish-Presidentja do të duhej të fliste për këto tema sa ishte në krye të shtetit.

“Nëse diçka ka qenë si nuk është dashur, është dashur të reagohet me kohë dhe të bëhet me dije opinioni publik, dhe natyrisht të veprohet në frymën e mbrojtjes së interesave nëse ka pas diçka aty të dyshimtë në relacionet ndërmjet tyre ose në veprimet e njërit apo tjetrit në këtë rast kryeministrit siç pretendon ajo është dashtë me kohë gjatë gjithë mandatit të saj dhe jo tani kur i duhen për fushata politike”, vlerëson Baraliu.

E këto sulme, sipas tij më shumë ndikojnë negativisht vet në reputacionin kandidates për presidente nga LDK-ja.

“Do të duhej të bënte me kohë çdo gjë që tani pretendon në fushat zgjedhore kundër kundërshtarit të saj me të cilin kanë bashkë qeverisur, kanë bashkëjetuar, ku habiticion quhet ndryshe në poetikë për pesë vite. Është diçka që tregon për mos-konsekuencën e saj dhe që mendoj unë që në mënyrë degraduese ndikon në reputacionin e saj, në rënien e reputacionit dhe humbjen e besueshmërisë”, thotë Braliu.

Jo të duhur akuzën që Osmani ia bëri Kurti për takimet në Bruksel, po i sheh edhe njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli.

Ajo çka e bënë problematike dhe shumë cinike këtë reagim të zonjës Vjosa Osmani është se e njëjta ka pasur informata të këtilla për atë ka heshtur dhe çka nëse Vjosa Osmanit të i ishte vazhduar mandati i dytë presidencial nga LVV, qytetarët do të ishin mbetur në “ terr informativ” rreth këtyre takimeve të “dëmshme’”, thotë ai.
Prandaj ai pret që LDK të distancohet nga këto qëndrime të Osmanit.

“Deklarime të tilla, i bëjnë më shumë dëme Vjosa Osmanit se sa Albin Kurtit e poashtu Lidhja Demokratike e Kosovës po të ishte një parti serioze në atë që deklaron dhe vazhdimisht insiston Vjosa Osmani do të shkarkohej si bartëse e listës nëse është e mundur proceduaralisht , sepse ka fshehur takime për hire të interesave për të qëndruar në pushtet”, shprehet Kasolli.

Vjosa Osmani ditë më parë madje kishte akuzuar Kurtin se ai ka përmendur mundësinë që për kampin amerikan në Ferizaj, Bondsteel, të kërkohet pagesë qiraje.

Të Ngjashme