Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Thimjo Rubati, alias Sandri Rubati, i cili u qëllua me 3 plumba nga dy persona të maskuar që u larguan me motor.
Emri i Thimjo Rubatit nuk është i panjohur për drejtësinë dhe uniformat blu. Ai rezulton me një skedë të rëndë kriminale, e cila ka bërë që policia të përqendrojë hetimet kryesore në pistën e hakmarrjes apo të larjes së llogarive.
Në vitin 2002: Thimjo Rubati është arrestuar nga policia nën akuzën e rëndë të trafikimit të të miturve (minorenëve).
Në vitin 2012: 50-vjeçari ka rënë sërish në pranga, i akuzuar direkt për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare.
50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
