Një ngjarje tragjike ka tronditur New York City, ku 56-vjeçarja Donika Gocaj humbi jetën pasi ra në një pusetë të hapur në rrugë, vetëm pak sekonda pasi zbriti nga makina e saj.
Sipas raportimeve, gruaja kishte parkuar SUV-in pranë Fifth Avenue në Midtown Manhattan, kur bëri një hap dhe u zhduk brenda pusetës së hapur të kompanisë së energjisë.
Dëshmitarët thanë se gjithçka ndodhi brenda çastit.
“Ajo ulëriti: Po vdes’,” tregoi një dëshmitar për mediat amerikane.
Donika Gocaj, ishte nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e dy nipërve. Ajo jetonte në Briarcliff Manor, në Westchester County.
Sipas kompanisë coned.com, kapaku i pusetës dyshohet se ishte zhvendosur vetëm pak minuta më herët nga një kamion i rëndë që kaloi në zonë. Kompania tha se po vijon hetimet për të kuptuar saktësisht si ndodhi incidenti.
Ngjarja ndodhi pranë dyqaneve luksoze në kryqëzimin e 52nd Street me Fifth Avenue dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike në një nga zonat më të frekuentuara të Manhattan-it.

Kozeta Turishta, mike e Donikës shkruan se sa i pasigurt është New York dhe se kjo është pikërisht arsyeja pse nuk e do këtë qytet. Ajo shpreh dhimbjen për këtë humbje, njësoj si edhe Albërie Hadërgjonaj.

Tiranapost.al
/tiranapost
