Kuriozitete

Shkelja e barazisë në tendera, SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Flutura Tota, SPAK i ka kërkuar gjykatës që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

E njëjta masë dënimi është kërkuar edhe për Adela Rukon. Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg, të konvertuara në 4 vite shërbim prove, si dhe ndalimin për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Ndërkohë, për të pandehurit Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, i cili të konvertohet në 150 orë punë në interes publik.

Të Ngjashme