Lajme

Prattipati dhe Sveçla diskutojnë për sigurinë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe policisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, gjatë takimit është diskutuar për ruajtjen e stabilitetit rajonal, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta të sigurisë.

Bashkëpunimi SHBA–Kosovë në sektorin e sigurisë synon forcimin e institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve policore./teve1.info/

 

Të Ngjashme