Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Kjo marrëveshje mori 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Sportit, Blerim Gashani ka thënë se më këtë marrëveshje, mundësohet mbajtja e garave të lundrimit në Durrës meqë Kosova nuk ka det.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje rrit bashkëpunimin mes dy vendeve./teve1.info/
