Litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro për ditën e diell dhe të hënë.
Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri i benzinës kushton 1.36 euro.
Ndryshe, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.64 euro.
Për dallim nga ditët e kaluar, çmimet janë ngritur për disa centë për të dielën dhe të hënën.
