ShowBizzz

Ky është emri i djalit të Khloe Kardashian

Nëntë muaj pas lindjes së tij dhe shumë sekrete, ylli i emisionit reality zbuloi zyrtarisht emrin e djalit të saj gjatë premierës së sezonit të tretë të The Kardashians që u publikua mesnatën e së enjtes.

Në premierë, Khloe zbuloi se djalin e saj e quajti Tatum.

Khloe dhe ish-i i saj Tristan Thompson mirëpritën fëmijën Tatum përmes një nëne surrogate në korrik 2022.

TS Poll - Loading poll ...

closevolume_off
Së bashku me Tatum, Khloe dhe Tristan kanë një vajzë 5-vjeçare me emrin True.

“Emri i tij është Tatum. Pra, Tatum dhe True”, tha Khloe në një rrëfim. “Të emërosh një njeri është vërtet e vështirë”.

Gjithashtu në rrëfim, Khloe pranoi se kishte disa probleme në fillim duke regjistruar se po rritej në bark një fëmijë i dytë mes skandalit të fundit të tradhtisë së Tristanit.

“Padyshim që e zhyta kokën në rërë gjatë asaj shtatzënie, se nuk e tretja atë që po ndodhte”, shpjegoi Khloe.

Khloe më pas vazhdoi të tregojë se ajo gjithashtu ishte ndjerë keq që u detyrua ta sillte në jetë djalin përmes një surrogateve.