Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendje të madhe në Instagram me një fotografi të publikuar gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut.
Duke parë profilin e artistes, vihet re se shumica e postimeve të saj arrijnë zakonisht mes 2 dhe 3 milionë pëlqime, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, kjo fotografi ka kaluar shifrën e 6 milionë pëlqimeve, duke u renditur ndër postimet më të suksesshme të saj në rrjetin social.
Në imazh, Dua Lipa shfaqet pranë partnerit të saj, ndërsa në sfond shihen elefantë në habitatin e tyre natyror, një moment që ka marrë reagime të shumta nga fansat në mbarë botën.
Postimi vazhdon të grumbullojë pëlqime dhe komente, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që këngëtarja shqiptare ka në rrjetet sociale.

