Bota

Lajm i fundit/ Bastiset selia e Partisë Socialiste të Pedro Sánchez në Madrid

Policia antikorrupsion në Spanjë ka zhvilluar një operacion në selinë qendrore të Partisë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez në Madrid, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Lajmi u publikua fillimisht nga POLITICO Europe, që e cilëson ndërhyrjen si pjesë të një hetimi të lidhur me korrupsionin.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi natyrën e akuzave apo personat e përfshirë.Ngjarja vjen në një moment delikat për qeverinë spanjolle, ndërsa opozita ka shtuar presionin politik ndaj Sánchez në muajt e fundit.

Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende një deklaratë të plotë zyrtare mbi operacionin.

/tiranapost

Të Ngjashme