Lajme

Lajm i trishtë! Kampion i Shqipërisë, atleti 16-vjeçar humb jetën pas sëmundjes së rëndë

Shkodra është tronditur ditën e sotme për shkak se kampioni 16-vjeçar, Dardan Baraku ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht trajtimeve, atleti shkodran e ka humbur betejën duke lënë një dhimbje të madhe për familjen, por edhe për komunitetin e atletikës.

Të njohur e të afërm kanë ndarë edhe një postim në rrjet për këtë zi:

See also  “Nëse publikohen provat do jetë TURP që kishim Belindën në qeveri!”/ Plas DEBATI në studio: O avokat i paaftë nuk e mbron dot“Shkodra humbi një talent të ri të sportit.

Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dardan Barakut, atletit të ri shkodran dhe kampionit të Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.

Përkushtimi, pasioni dhe rezultatet e tij e bënë Dardanin një shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një krenari për sportin e qytetit tonë.

See also  Policia tenton të shoqërojë disa persona në selinë e PD, ndërhyjnë deputetet demokratë (Video)Në këto momente të dhimbshme, Bashkia Shkodër i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve, miqve, Shoqatës së Atletikës “Vllaznia” dhe gjithë komunitetit sportiv.

Kujtimi i Dardanit do të mbetet përherë i gjallë. U prehtë në paqe”. /Panorama Sport/

Të Ngjashme