Lajme

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Sekretari për mërgatë në Lidhjen Demokratike, Sokol Haliti ka mohuar se nisma për Kuvend të jashtëzakonshme dhe shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku ka ardhur nga partitë e tjera.

Ai ka mohuar se klane nga PDK e LDK kanë ndikim në këtë parti.

“LDK nuk është e re në politikë, sa që kush të qohet në mëngjes me mashtrua ose me pengu ose me orientuar me filozofik politike. Filozofinë politike, LDK e ka të qartë, rugoviste, perëndimore. S’ka politika të LVV-së apo të PDK-së”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sa i përket nismës për Kuvend të jashtëzakonshëm ai ka thënë se kjo nismë është respektuar nga partia dhe kryetari i saj.

Haliti ka shprehur besimin se Abdixhiku do të merr mbështetjen edhe në këtë Kuvend.

“Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është legal dhe legjitim, dhe besoj që e merr mbështetjen përsëri”, është shprehur ai.

Eksponent të LVV-së kanë akuzuar se nisma për shkarkimin e Abdixhikut në kohën kur nisën bisedimet për formimin e institucioneve është bërë nga njerëz të PDK-së me ndikim në LDK.

Nga LDK kanë bërë të ditur se ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm.

Sipas kësaj partie ky kuvend pritet të mbahet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për formimin e institucioneve.

 

Kraki: Zhvillimet në LDK janë nxitur nga ‘dega’ e PDK-së në LDK

Të Ngjashme