Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve të grave në gjashtë vjetët e fundit.
Sipas tij, deri në fund të tetorit janë regjistruar tetë raste, ndërsa viti ende nuk ka përfunduar.
Ibishi e ka cilësuar rastin e fundit si shumë të rëndë, duke theksuar se bëhet fjalë për një krim për të cilin, sipas tij, kishte pasur paralajmërime.
Ai ka ngritur shqetësimin edhe për masat e ndërmarra, duke vënë në pah se, kur rasti ishte i njohur, ishte dashur të ndërmerreshin veprime për të parandaluar përfundimin tragjik.
