Ledri Vula ka folur për mundësinë për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 3.
Në një prononcim për Shqipëria Live, Vula tha se ndonëse do e kishte të lehtë qëndrimin brenda shtëpisë, nuk do të ishte i përshtatshëm për lojërat dhe intrigat që ndodhin aty.
“Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç. Të tregoj të drejtën në Big Brother do ta kisha pas të lehtë sepse jam tip introvert më pëlqen të rri shumë në shtëpi, po intrigat, lojërat e fjalët nuk më bëjnë përshtypje, nuk do të isha pjesëmarrës në lojë”, u shpreh Ledri.