Studiuesi i njohur Gjon Keka ka sjell një dokument të rrallë që dëshmon me fakte të pakundërshtueshme se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë.
Historia më e vjetër apo e lashtë e arbërorëve(shqiptarëve) është e mbuluar nga një errësirë e madhe.
Por ka mjaftë dokumente historike arkivore dhe në studime të ndryshme të autorëve europian që e largojnë errësirën e saj dhe heqin pluhurin sikur është edhe ky dokument nga një Leksikon i vitit 1882 (Brockhaus Lexikon,1882) që tregon saktësisht se: „Arbërorët(Shqiptarët) janë një nga popujt më të vjetër në kuptimin(siç është vërtetuar tani padyshim) që janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve të lashtë, gjuhën e të cilëve e kanë ruajtur, natyrisht me ndryshimet e sjella nga mijëvjeçarët.“
Në lidhje me këtë duhet nënvizuar se e vetmja periudhë apo epokë që na njeh me të kaluarën dhe na orienton me të ardhmen është epoka e ndritur e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) dhe udhëheqjes së tij vizionare te shtetit mesjetar europian të Arbërit.
Kombi ynë duke patur një histori të tillë të lashtë e të pasur, është e habitshme se si sot një pjesë e popullit imiton apo me shumë zjarrë e duan ideologjitë fetare të huaja, gjuhë e kombe të huaja larg kontinentit tonë,kulturës sonë, traditës sonë, që nuk na lidhë asgjë me ta, se ta dojë të veten, traditën,gjuhën, kulturën burimore dhe t’i kultivojë e t’i trashëgoj brez pas brez jo vetëm ajo që është brenda shpirtit historik e fisnik europian të kombit tonë dardano-arbëror(ilirë) dhe të jep fryte humane e qytetëruese, të dijes e shkencës në djepin e tij dhe të kontinentit të përbashkët të familjes europiane. [Gjon Keka]

