ShowBizzz

Leonardo DiCaprio kalon mbrëmjen me shoqen 22-vjeçare të Gigi Hadid

Thashethemet kanë qenë të përhapura për një kohë shumë të gjatë kur bëhet fjalë për Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, por tani duket se mund të jetë dikush tjetër në skenë.

DiCaprio ka qenë me pushime me jaht në Evropë së fundmi dhe duket se është parë me një modele, e cila është mike e Hadid.

Dicaprio, u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibizas së Spanjës, së bashku me Meghan Roche, një modele amerikane 22-vjeçare që ka punuar me markat më të mira luksoze.

TS Poll - Loading poll ...

Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga i njëjti furgon së bashku, dhe ata morën rrugën për në jahtin e aktorit për të hipur, dhe duket se askush tjetër nuk hipi në anije dhe ata e bënë këtë pa u përpjekur për t’u fshehur nga askush.

Duket se Meghan dhe Leo e kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi të dielën është një tjetër set fotosh të Meghanit me një veshje krejt tjetër.

Deri më tani nuk ka shenja afeksioni, por mediat filluan menjëherë thashethemet pasi fituesi i çmimit Oscar po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morrone.