Lajme

“Letër nga Trumpi apo manipulim?”, Buçpapaj ‘shpërthen’ ndaj Vjosa Osmanit – ngre disa dyshime të forta

Publicistja Elida Buçpapaj ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka paraqitur publikisht një komunikim me Donald Trump.

Sipas Buçpapajt, dokumenti i publikuar nga Osmani nuk përbën një letër të mirëfilltë të dërguar nga presidenti Trump, por një përgjigje ndaj një letre paraprake që vetë Osmani i kishte nisur atij—një detaj që, sipas saj, nuk është bërë transparent për publikun, përcjell “Bota sot”.

Ajo në shkrimin e saj në Facebook, këtë e konsideron si një pasaktësi të rëndësishme në komunikimin publik, duke theksuar se saktësia e fakteve është thelbësore, sidomos për figurat më të larta shtetërore.

Shkrimi i plotë

Letër nga Presidenti Trump apo Përgjigje nga Presidenti Trump

Për saktësi dhe në respekt të publikut:

Pashë që Presidentja e Gjashtë e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani më 22 Prill kishte publikuar në faqen e saj zyrtare në Meta dhe po e reklamonte për efekte fushate e populizmi Letrën që ajo shkruante se ia kishte dërguar Presidenti Trump më 8 Prill 2026, me rastin e përmbylljes së mandatit më 4 Prill 2026.

Nuk ishte Letër, por përgjigje Letrës.

Sepse në fakt, ishte Vjosa Osmani ajo që i kishte dërguar e para letër Presidentit Trump, letër që ajo nuk e ka bërë publike dhe normalisht do të duhej ta bënte Pra letra që ajo shkruan se e ka marrë nga Presidenti Trump është në fakt përgjigjia që Presidenti Trump i jep letrës që Ai ka marrë nga Vjosa Osmani.

Janë dy gjëra krejt të ndryshme me të shkrujt letër dhe me i kthy përgjigje letrës, si në rastin konkret. Ka mossaktësi.

Saktësia e faktit është e rēndësishme se si përcillet tek opinioni publik. E kundërta e saktësisë është mossaktësia, që nuk i lejohet kreut të shtetit, qoftë edhe me mandat të përfunduar.

Është e qartë se përgjigjen nga Presidenti Trump Vjosa Osmani e ka integruar në një fushatë frenetike që ajo ka ndërmarrë të tipit gju më gju me popullin, pa e vra mendjen se Parlamenti i Kosovës po shkon drejt vetshpërndarjes nga mos përgjegjshmëria e opozitës, pjesë e së cilës tashmë është bërë edhe Vjosa Osmani.

I kam dhënë një këshillë dhe po ia përsëris to calm down!

Të Ngjashme