Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK’në.
Limaj ka thënë se edhe ata që po marrin pjesë edhe ata që s’po marrin pjesë e dinë se sa e rëndësishme është për Kosovën e mërkura e javës që po vjen.
Ai e ka cilësuar se është e pakuptimtë mospjesëmarrja e tyre.
“Ajo që po ndodh në Hagë dhe tri shkronjat e UCK nuk ka ndarje. Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky vend, ky rast”
“Edhe ata që marrin pjesë edhe ata që s’marrin pjesë e dinë çfarë do të thotë vendimi i së mërkurës për të ardhmen e Kosovës. Prandaj për mua është e pakuptimtë. Shkronja e UÇK ‘së duhet t’i bashkojnë të gjithë ata që e ndjejnë krenrarë veten për të kaluarën e tyre dhe të gjithë ata që po i shijojnë benefitet e këtij shteti të ndërtuar me sakrificë e gjak”, ka thënë Limaj.
