Në Prishtinë është hapur ekspozita “Luan’eshë” e artistes Lirijeart, e cila përmes artit synon të përcjellë mesazhe për forcën e brendshme, lirinë dhe guximin për të ëndërruar. Ekspozita është hapur më 19 gusht në Lavjerr’s dhe do të qëndrojë e hapur deri më 5 shtator.
“Luan’eshë” – Një vepër e gjallë.
Unë jam art.
Unë jam shpirt.
Unë jam e lirë.
Unë jam vetvetja.
Unë jam një vepër e gjallë.
Lirijeart
Në mesin e elementeve që tërheqin vëmendjen në ekspozitë është fanella e Kobe Bryant, e cila për artisten simbolizon fillimin, ëndrrën dhe besimin në veten. Bryant u përzgjodh në Draftin e NBA-së në vitin 1996, në vendin e 13-të, ndërsa debutimin në NBA e bëri më 3 nëntor të po atij viti me Los Angeles Lakers.
https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/08/AQM8n3h1IFQ6KfX0u2eN4q8SBD0I8MqUh8IvnXjsESjeeQOctDZMdeuq44YHPhoTtzNhXlSWnLNNmD4wu6hqoTKwE0rzP1GPn71jXDKYZw.mp4
Por “Luan’eshë” nuk ndalet te simbolika. Një pjesë e të ardhurave nga shitja e veprave do t’i dedikohet mbështetjes së basketbollit të të rinjve në Prishtinë, veçanërisht gjeneratave të reja dhe kategorisë U18. Për këtë nismë, Lirijeart ka bashkëpunuar me Ibrahim Karabeg dhe Albert Sylejmani, të angazhuar në zhvillimin e talenteve të reja.

Në kuadër të projektit është realizuar edhe një fotoshooting me basketbollisten Dua Ruhani, ndërsa gjatë ekspozitës vizitorët do të kenë mundësi edhe të kontribuojnë përmes donacioneve. Artistja synon që nisma të vazhdojë edhe pas ekspozitës dhe të përfshijë biznese, kompani e individë në mbështetje të talenteve të reja.

Artistja shqiptare së shpejti punimet e saj dhe unike, donti ekspozoj edhe në Kinë, në një event artistik.
Për Lirijeart, mesazhi është i thjeshtë: një vepër arti mund të jetë më shumë se një pikturë, mund të shndërrohet në një mundësi për dikë tjetër.

Ne ekspozoten “Luan’eshë” është komentuar edhe pamja e artistes, e kuruar deri ne detaje nga “Studio Njomza” dhe kratorja e modes Diellza Salihu.
E hapur deri më 5 shtator në Lavjerr’s, Prishtinë.
