ShowBizzz

Loredana i përgjigjet Xhenetës për Gjestin

Loredana Brati, ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, ku ka thyer heshtjen dhe ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj private.

Pas shumë kohësh, Loredana ka zbuluar se çfarë çoi në përfundimin e marrëdhënies së saj me Jozin, si dhe ka sqaruar një herë e mirë zërat që e lidhnin me një qëndrim në të njëjtën vilë me Gjestin.

Loredana ka treguar se periudha pas daljes nga shtëpia e BBVA ka qenë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar për të dy, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në ftohjen e raportit, veçanërisht pas incidentit të bujshëm të shpullës natën e daljes. Ajo tregoi se Jozi pas BBV kishte shkuar për ditëlindjen e saj, por gjërat tashmë kishin ndryshuar: “Pas daljes nga BBVA dhe shpullës ndaj Gjestit, të dy ishim nervozë. Pas BBVA ai ishte në ditëlindjen time, por qëndroi jashtë,” u shpreh ajo.

Duke folur për vendimin përfundimtar, Loredana bëri të qartë se kjo histori ka përfunduar një herë e mirë: “Me Jozin nuk ka më kthim mbrapa. Pas BBV ishim në atë pjesën ‘a do vazhdojmë apo jo’. Ishte zgjedhja e të dyve, ndarja ka shumë gabime nga ana e të dyve, dhe nga unë dhe nga ai.”

Një foli gjithashtu për zërat se kishte kaluar kohë në një vilë me Gjestin. Loredana iu kundërpërgjigj hapur deklaratave të bëra nga Xheneta në emisionin “E Diell”, duke treguar se gjithçka ka qenë thjesht një rastësi lokacioni dhe se provat ekzistojnë.

“Screenshots-et dolën që Gjesti ka qenë me stafin e vet, unë me shoqe të miat. Kur vajta në vilë, pronarët më thanë që mbrëmë ka qenë Gjesti. Unë s’e kam takuar Gjestin dhe s’kam thënë kurrë që më ka ngacmuar,” sqaroi Loredana, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë flirt apo takim të fshehtë.

Në fund, Loredana tregoi se ishte munduar ta sqaronte këtë situatë privatisht me Xhenetën për shkak të raportit që kishin pasur, por kjo e fundit nuk kishte pranuar ta dëgjonte. Megjithatë, ajo theksoi se për Gjestin gëzon vetëm respekt dhe konsideratë pozitive.

“E sqarova Xhenetën ta sqaroj sepse e ndjeva, sepse kam ngrënë dhe pirë me Xhenetën, por nuk deshi të besojë. E kam xhan Gjestin dhe i uroj suksese atij,” përmbylli Loredana deklaratën e saj.

 

Të Ngjashme