Bota

Macron do të largohet nga politika në 2027-ën

Presidenti i Emmanuel Macron ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen: ai planifikon të tërhiqet nga politika pasi të përfundojë mandati i tij i dytë në vitin 2027.

Lajmi u shpërnda fillimisht nga media ndërkombëtare dhe është konsideruar surprizues, pasi shumë liderë botërorë vijojnë të kenë ndikim edhe pasi largohen nga posti. Në rastin e Macron, duket se rruga do të jetë ndryshe.

Vetë presidenti francez ka theksuar se nuk kishte një karrierë politike përpara se të zgjidhej në krye të shtetit dhe, sipas tij, nuk ka ndërmend të ndërtojë një të tillë edhe pas largimit nga detyra.

Mandati i dytë i Macron përfundon në vitin 2027, që përkon edhe me kufirin maksimal të lejuar nga Kushtetuta franceze për një president në detyrë.

Nëse ky vendim mbetet i pandryshuar, Franca jo vetëm që do të hyjë në një epokë të re politike, por do të humbasë nga skena një nga figurat më të forta të dekadës së fundit në Europë.

/tiranapost

Të Ngjashme