ShowBizzz

Madonna rrëfen jetën e vështirë në New York: “Dilja me burra..”

Këngëtarja me famë botërore Madonna ka kujtuar periudhën e hershme të jetës së saj në New York gjatë viteve ’80.

Ajo nuk hezitoi të fliste për vështirësitë para famës dhe rrugëtimin e saj drejt suksesit.

67-vjeçarja ka treguar se në atë kohë, kur jetonte pa të ardhura, shpesh i vlerësonte njohjet në bazë të kushteve.

“Dilja me burra duke u bazuar në faktin nëse kishin vaskë apo dush. I pyesja ku jetonin dhe nëse kishin kushte të mira për banjë,” ka thënë ajo.

Madonna ka shtuar se shpesh gjente strehim në banesa të ndryshme dhe përballej me kushte të vështira jetese.

Sipas saj, këto përvoja e kanë ndihmuar të formësohet si artiste dhe si person, duke e bërë më të fortë në rrugën drejt famës botërore.

Të Ngjashme