Lajme

Makina ku udhëtonte me dy miqtë e tij doli nga rruga dhe përfundoi në greminë, ja kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Mirditë (Foto)

Një aksident tragjik me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Lurë-Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës. Makina ku udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë të thellë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën Claudio Ndoj, i cili ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga bashkëmoshatari i tij, Aldi Kaçorri, i cili mbeti i plagosur rëndë së bashku me një 15-vjeçar.

Ndoj si pasojë e plagëve, humbi jetën në vendgjarje, ndërsa transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksident është shpejtësea e lartë më të cilin po lëvizte automjeti, teksa edhe rruga raportohet se ka probleme me infrastrkuturën, pasi mungojnë barrierat anësore.

Sa i përket dy të plagosurve, bëhet me dije se ata ndodhen te Trauma, jashtë rrezikut për jetën, po kanë pësuar disa fraktuara të rënda si pasojë e përplasjes.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Të Ngjashme