Lajme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

​Mbi 100 mijë euro të padeklaruara janë parandaluar të hyjnë në Kosovë nga Policia dhe Dogana e Kosovës.

Mjetet janë gjetur në një autobus të linjës ndërkombëtare në pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë.

“​Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 100,000 euro (të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh), të cilat nuk i ishin nënshtruar procedurave të obiligueshme të deklarimi”, thuhet nga Policia.

​Sipas njoftimit mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore./teve1.info/

Të Ngjashme