Lajme

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, VV-ja prin me 42.12%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor, ku deri në orën 07:05 janë numëruar 2,117 nga 2,498 vendvotime, që përbën 84.75% të totalit.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon të udhëheqë bindshëm procesin zgjedhor me 42.12% të votave, ose 246,050 vota të deritanishme, përcjell “Bota sot”.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 21.47%, përkatësisht 125,438 vota, duke mbajtur një distancë të konsiderueshme nga kryesuesja.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 16.90% apo 98,749 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.45%, që përkthehet në 43.528

Në vendin e pestë renditet Lista Srpska, me 7.13% të votave, që përkthehet në 41,668 vota sipas rezultateve të deritanishme.

Të Ngjashme