Panik në zemër të Tokyo. Mbi 20 persona përfunduan në spital pasi një substancë ende e paidentifikuar u spërkat në një qendër tregtare në zonën luksoze të Ginzës.
Sipas raportimeve lokale, të paktën 25 persona kanë shfaqur simptoma si irritim dhe dhimbje fyti pas incidentit. Fatmirësisht, autoritetet japoneze konfirmuan se nuk ka persona me lëndime serioze.
Shërbimet e emergjencës dhe Departamenti i Zjarrfikëses në Tokio kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë substance është përdorur dhe si ndodhi ngjarja që shkaktoi alarm mes qytetarëve dhe vizitorëve në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit japonez.
/tiranapost
