Bota

Mbi 8 mijë viktima në Gazë që nga nisja e luftës me Izraelin

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se numri i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin ka arritur në 8.306.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qudra tha se në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Teksa shtoi se bombardimet izraelite kanë nisur që të jenë më afër qendrave mjekësore.

Që nga e premtja, Izraeli ka njoftuar për zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Deri më tani, 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ushtria izraelite tha se shumë banorë i janë bindur urdhrit të saj për t’u larguar nga veriu për në jug të Gazës.

Tiranapost.al



/tiranapost