Lajme

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt përmbylljes në shumicën e vendit, pasi në mbi 80 për qind të vendvotimeve ai tashmë ka përfunduar në qendrat komunale të numërimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar të dhënat nga 2,020 vendvotime prej gjithsej 2,498 sa janë në nivel vendi.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 43%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21%, Lidhja Demokratike e Kosovës me më pak se 18% dhe Aleanca me 7%.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës, të cilat ende nuk janë numëruar.

Bazuar në formulën D’Hondt dhe në këto përqindje, LVV-ja pritet të sigurojë 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, ndërsa Aleanca 8.

Kandidatët më të votuar në katër partitë kryesore shqiptare janë:

Lëvizja Vetëvendosje

1. Albin Kurti – 191,565 vota
2. Glauk Konjufca – 150,584
3. Albulena Haxhiu – 87,521
4. Hekuran Murati – 76,079
5. Donika Gërvalla – 71,221
6. Xhelal Sveçla – 57,507
7. Avni Dehari – 52,608
8. Hajrulla Çeku – 48,524
9. Mimoza Kusari-Lila – 47,827
10. Ejup Maqedonci – 43,860

Partia Demokratike e Kosovës

1. Bedri Hamza – 96,730
2. Përparim Gruda – 59,629
3. Arian Tahiri – 51,541
4. Uran Ismaili – 46,530
5. Sala Jashari – 32,346
6. Vlora Çitaku – 32,048
7. Ganimete Musliu – 24,979
8. Arben Mustafa – 22,363
9. Mërgim Lushtaku – 22,069
10. Enver Hoxhaj – 21,998

Lidhja Demokratike e Kosovës

1. Vjosa Osmani – 63,702
2. Lumir Abdixhiku – 57,857
3. Doarsa Kica-Xhelili – 44,911
4. Hykmete Bajrami – 35,529
5. Avdullah Hoti – 32,544
6. Kujtim Shala – 27,653
7. Ukë Rugova – 27,323
8. Anton Quni – 21,462
9. Armend Zemaj – 19,591
10. Lutfi Haziri – 19,242

Aleanca

1. Ardian Gjini – 33,934
2. Ramush Haradinaj – 30,582
3. Daut Haradinaj – 23,099
4. Besnik Tahiri – 19,933
5. Bekë Berisha – 16,445
6. Burim Ramadani – 14,528
7. Time Kadrijaj – 14,113
8. Agim Çeku – 12,905
9. Arbër Tolaj – 12,157
10. Albana Bytyqi – 8,151

Të Ngjashme