Lajme

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë pesëmujorit të parë të vitit.

Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë.

Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor.

Të Ngjashme