ShowBizzz

Mc Kresha dhe Lyrical Son flasin për largimin nga muzika: “Shpresojmë që gjenerata tjetër të lënë më shumë gjurmë se ne…”

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë dy prej reperëve më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, të cilët numërojnë me dhjetëra hite.

Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Albania Radio”, kanë treguar disa surpriza për publikun.

Të pyetur nëse është e vërtetë që po mendojnë të largohen nga muzika ata u shprehen:

TS Poll - Loading poll ...

Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.

A do t’i shohim shpejt reperët në një recital?

Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin.”- u shprehën ata.