MC Kresha dhe Lyrical Son kanë qenë personazhet e rradhës të cilët nuk i kanë shpëtuar kamerave të “Pushime On Top”.
Dyshja kanë treguar se verën e kanë pasur të ngjeshur me punë por nuk kanë munguar dhe pushimet.
Ata janë pyetur për miqësinë e tyre dhe kanë treguar se kanë zënka të vogla por që gjithmonë i ulin tensionet mes tyre.
Kresha në një moment u diskutua se do të largohet nga muzika, por së fundmi e ka sqaruar këtë deklaratë e cila bëri bujë.
‘Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rep, sepse muzika rep, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja”, – thotë Kresha duke shtuar se për ne është e vështirë të japësh intervista, sepse fjalët mund të “rrëmbehen” dhe keqinterpretohen.
“Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua.
Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time’.