Emri i Megi Pojanit është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një prej formateve më të ndjekura televizive në vend, “Big Brother VIP Albania”.
Gazetari Elton Tozaj ka publikuar në InstaStory një fotografi të moderatores, duke hedhur aludimin se ajo mund të jetë një prej banoreve të edicionit të ardhshëm të BBVA.
“Iku nga Përputhen por shkon në Big Brother! Megi Pojani banore në BBVA”, shkruan Tozaj në postimin e tij.

Nëse informacioni rezulton i saktë, kjo do të shënonte një rikthim të Megit në një format të rëndësishëm të Top Channel, por këtë herë jo në rolin e moderatores.
Pojani ka një histori disa-vjeçare me televizionin. Pas eksperiencës në “Dancing With the Stars” dhe moderimit të “Big Brother VIP Fan Club”, në vitin 2023 Top Channel i besoi drejtimin e “Për’puthen”. Në atë kohë, vetë Megi deklaronte se Top Channel ishte televizioni që kishte konsideruar për vazhdimin e karrierës së saj në media.
Pikërisht për këtë arsye, mundësia që ajo të kalojë nga prezantimi në rolin e banores së shtëpisë së BBVA pritet të ngjallë interes, pasi publiku këtë herë do ta shihte 24 orë nën vëzhgimin e kamerave dhe larg rolit tradicional televiziv.
