Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i pesë personave në Sarandë, të dyshuar se kishin udhëtuar drejt qytetit për të kryer një atentat.
Mësohet se dy autorët që u kapën me armë, në zonën e Gjashtës, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja 26 vjeç, ishin në afërsi të banesës së biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u vra në muajin maj të këtij viti në qytet.
NEWS Trump paralajmëroi tarifa për Evropën, reagon Presidenti MacronNga deklarimet e dhëna në polici, të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin detaje për qëllimin e tyre, ndërsa kanë kundërshtuar edhe akuzën se kishin shkuar në Sarandë për të kryer një vrasje.
Hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i tyre ka qenë rastësor apo nëse ngjarja mund të ketë lidhje me persona të afërt të Rexhep Ismailit.
NEWS “Teherani po përgatitej të përdorte raketat kundër nesh” / Flet Donald Trump pas sulmeveDyshimet paraprake janë se grupi mund të ketë pasur si objektiv një person në fshatin Gjashtë, por deri tani identiteti i tij nuk është bërë i ditur, pasi të arrestuarit nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupin hetimor.
Ndërkohë gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje.
NEWS “Dua 200 mijë euro” – Ilir Meta reagon nga burgu: Ja e vërteta e SMS-së për Kastriot IsmailiajnGjatë kontrollit u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.
