ShowBizzz

“Më ka bërë bllok”- Nga hatërmbetjet me Luizin dhe Kristin, te filmi me banorët e BBV, flet Maestro

Mbrëmjen e sotme, Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku foli për aventurën në “Big Brother VIP”, dhe raportet me ish-banorët.

Teksa u pyet se me kë prej dy banorëve, Luiz apo Kristi ka më shumë hatërmbetje, Maestro përmendi emrin e këtij të fundit.

“Nuk kam shumë hatërmbetje me Luizin sepse ai e nisi lojën e tij dhe përfundoi lojën e tij siç donte ai deri në fund, ndërsa Kristi pati një ndryshim totalisht në rrjedhën e lojës, sidomos në ditët e fundit”, tha Maestro.

Më pas, i pyetur nëse e ka takuar Luizin pas daljes nga BBV, Armaldo tha: “Jo nuk e kam takuar”.

Me këmbënguljen e Romeo Veshaj se pse nuk është takuar me Luizin, Armaldo tha me ironi se ai del gjithmonë i zënë.

Madje ai e telefoni live në studio Luizin por telefonata u mbyll menjëherë, duke lënë të kuptohet se Luizi i ka bërë bllok.

Po në filmin e shumëpërfolur ku Luizi dhe Olta do të jenë pjesë, a është i ftuar Armaldo?

“Jo nuk më kanë ftuar te filmi i Luizit dhe Oltës”, tregoi Maestro.

Ndërsa, i pyetur për aludimet se po dublon filma për të rritur, Armaldo u tregua i prerë se nuk është aspak e vërtetë.