ShowBizzz

“Më vjen keq kur thoni ‘fëmijët e Markut’” pas kësaj videoje s’keni pse e pyesni më Rudina Dembacaj për këtë temë

Historia e dashurisë së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut, shkaktoi jo pak zhurmë kur doli në dritë. Ish-deputeti kishte pak kohë që kishte humbur bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë, ndërsa aktorja e humorit sapo kishte nënshkruar divorcin, kështu që ishte pamundur të mos flitej për ta.

Por, dashuria është më e fortë se çdo gjë tjetër dhe çifti hodhi poshtë çdo thashethem duke na treguar kësisoj se dashuria e vërtetë triumfon gjithnjë.

Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme dhe ndoshta shumëkush mendon se kjo ua vështirëson gjërat, por është krejt e kundërta. Rudina për shembull ka treguar shpeshherë se ka marrëdhënie shumë të mira me djalin dhe dy vajzat e Markut aq sa i konsideron si miq. Aktorja ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku mes të tjerash ka folur edhe për raportin që ka me tre fëmijët e bashkëshortit.

Përmes një videoje, Rudina sqaron se nuk e kontrollon më sjelljen e saj si në fillim dhe tani marrëdhënia e tyre është organike. Më tej, ajo thekson se i vjen keq kur ndjekësit i drejtohet me fjalët ‘fëmijët e Markut’, duke thënë se ata janë edhe fëmijët e saj.