Publicisti Kim Mehmeti ka vlerësuar se mundësia që Vjosa Osmani të bëhet presidente ka shkuar.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit, u pa se ajo mund të marrë numër të madh të votave vetëm kur është me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1 ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike për mënyrën se si e ofruan Vjosa Osmanin.
Madje, sipas tij, qëllimi i LDK në këto zgjedhje ishte për ta arsyetuar veprimin e Abdixhikut.
“LDK ekziston në këmbë vetëm për ta mbajtur kryetarin e vet. Kishte edhe një ambicie për të bërë Vjosa Osmanin presidente, por ajo si duket shkojë. U pa se ajo mund të merr vota vetëm kur është me Vetëvendosjen. Të shkosh diku që vetëm të bëhesh presidente, që është mëkat që LDK bëhet një asi partie, këto zgjedhje kishte një qëllim, si ta rehabilitojë kryetarin e saj”, ka thënë Mehmeti.
Vjosa Osmani pas zgjedhjeve të 7 qershorit ka thënë se LVV nuk ka arsyeje ta refuzojë emrin e saj për presidente, por ka thënë se nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.
Ndërsa, disa deputetë të LVV-së kishin reaguar duke thënë se nuk kanë votë për Osmanin.
Kreu i LDK-së ka thënë se për këtë parti çështja e presidentit është pikënisja e çdo diskutimi për marrëveshje politike dhe duke thënë se kjo parti kandidaten për këtë post, Vjosa Osmanin.
