Lajme

Miftaraj: Të enjten nis mbledhja e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë të enjten mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zhvillohet më 23 korrik 2026, nga ora 10:00 deri në 15:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas Miftarajt, përmes kësaj nisme synohen dy ndryshime kryesore në Kodin Penal.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ju fton të bëheni pjesë e nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Ai ka bërë të ditur se propozimet parashohin përgjegjësi penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe sanksionimin e përdorimit të parasë publike për përfitime elektorale.

Përmes kësaj nisme synojmë: të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore”, tha ai.

Të Ngjashme