27.04.2026 – 08:58
Peci: Objekti i Komunës së Mitrovicës bëhet i qasshëm për personat me nevoja të veçanta

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se objekti i komunës tashmë është pajisur me ashensor, duke mundësuar qasje më të lehtë për personat me nevoja të veçanta.
Sipas tij, ky investim synon përmirësimin e qasjes në shërbimet komunale për të gjithë qytetarët.
“Nga sot, personat me nevoja të veçanta tashmë në objektin e komunës e kanë ashensorin për qasje më të lehtë”, ka deklaruar Peci.
Ky hap konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për rritjen e përfshirjes dhe barazisë në qasjen ndaj institucioneve publike.
27.04.2026 – 08:58
Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut
Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.
Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit u pyet mediat serbe në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe, për çka tha se “duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”.
Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.
Kurti tha se “diskriminimit i ka ardh fundi”.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.
