Lajme

Ministria e Drejtësisë i bashkohet fushatës globale kundër dhunës: “Raporto dhunën!”

Ministria e Drejtësisë do t’i bashkohet Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria ka bërë të ditur se këtë vit fushatës i bashkohet nën sloganin “Raporto dhunën!”, duke synuar të përcjellë mesazhin për rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës.

“Raporto dhunën!”, është thirrja e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të kësaj fushate globale, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mobilizimin kundër dhunës me bazë gjinore.

“Nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, Ministria e Drejtësisë, nën sloganin ‘Raporto dhunën’, i bashkohet Fushatës Globale ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’”, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Të Ngjashme