LifeStyle

Moda – Këmisha e fanellatës rikthehet fuqishëm

Dikur e rezervuar për punë në kopsht apo ditë të ftohta, këmisha e trashë me kuadrate po bën një rikthim të fuqishëm në vitin 2026, për herë të parë që nga vitet ’90, ajo po shndërrohet në një element të vërtetë mode.

Sot, kjo këmishë shihet në rreshtat e parë të sfilatave, e veshur nga figura si Adwoa Aboah, Emily Ratajkowski dhe trajneri Pep Guardiola. Marka të mëdha si Marni, Chloé dhe Chanel e kanë përfshirë në koleksionet e tyre. Ndërkohë, seriali Euphoria e ka rikthyer edhe në kulturën pop, ku personazhi i Jacob Elordit shfaqet me një version luksoz nga Bottega Veneta.

Megjithatë, shumica nuk po ndjekin versionet e shtrenjta të pasarelave. Popullariteti i fanellatës po rritet në tregjet vintage, ku kërkimet për këmisha “lumberjack” janë rritur ndjeshëm. Ajo vishet lirshëm, e hapur ose e lidhur në bel, duke krijuar një kontrast mes stilit casual dhe atij elegant, një kombinim që duket modern pa shumë përpjekje.

Ky nuk është rikthimi i parë. Fanellata ishte simbol i kulturës grunge në vitet ’90 dhe lidhet me figura si Kurt Cobain. Origjina e tij shkon edhe më herët, tek marka tradicionale amerikane si Pendleton dhe Woolrich, që kombinuan motive skoceze dhe indiane.

Sot, kjo këmishë përfaqëson një përzierje të çuditshme: traditë, rebelim dhe thjeshtësi në të njëjtën kohë. Ajo përshtatet me trendin e “workwear”, duke dhënë një pamje të relaksuar, por jo të shkujdesur. Sekreti qëndron te prerja, sa më e lirshme, në stilin e viteve ’90, aq më mirë.

Ekspertët sugjerojnë që për një stil më autentik, nuk ke nevojë të blesh të reja. Këmishat e fanellatës bëhen më të bukura me kalimin e kohës, duke fituar karakter dhe histori.

Në fund, rikthimi i fanellatës nuk është rastësi, por një reagim ndaj modës së tepërt, një kthim drejt së thjeshtës dhe reales, që sot duket më “cool” se kurrë. 

Të Ngjashme