Këpucët më elegante të sezonit janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi Princesha Charlene tregoi edhe një herë pse ato mbeten një zgjedhje e përjetshme e stilit klasik.
Në ngjarjen “Monaco Blue Initiative”, Charlene, Princess of Monaco u shfaq me një fustan midi në kombinim blu dhe të bardhë, i cili pasqyronte estetikën e luksit të heshtur dhe elegancës së rafinuar. Pamja e saj u plotësua me këpucë slingback të bardha, një nga trendet më të forta të këtij sezoni.
Fustani, një krijim i ri i brendit Sara Roka, modeli “Nydia85”, theksonte siluetën falë prerjes së tipit këmishë dhe rripit në ngjyrë blu të errët, duke i dhënë veshjes një finesë verore dhe të balancuar.

Stilin e kompletoi me çantën ikonike Dior “Lady Perla” në të bardhë, ndërsa vëmendjen kryesore e morën këpucët slingback “Ascent 55” nga Gianvito Rossi, të cilat këtë sezon po rikthehen fuqishëm në koleksionet e modës së lartë.
Salonket me thembër të hapur po konsiderohen ndër tendencat më të dëshiruara, pasi ndërthurin elegancën, feminitetin dhe komoditetin. Në variantin e bardhë, ato sjellin freski dhe minimalizëm luksoz, duke u bërë një zgjedhje gjithnjë e më e preferuar në stilin bashkëkohor.
Princesha Charlene mbetet besnike ndaj estetikës së saj të “luksit të heshtur”, ku mbizotërojnë prerjet e pastra, materialet cilësore dhe detajet e përmbajtura. Me flokët e mbledhur në një topuz elegant dhe një gjerdan diskret me perla, ajo dëshmoi sërish se thjeshtësia e rafinuar mbetet forma më e lartë e elegancës.
View this post on Instagram A post shared by Royal Fashion Police (@royalfashionpolice)
