Pavarësisht stinës, një element që mbetet gjithmonë në garderobë janë xhinset. Modelet klasike nga prerja e drejtë deri te ato që hapen poshtë në nuanca të errëta apo të bardha, janë baza të përjetshme që funksionojnë në çdo kohë të vitit.
Sekreti që i bën të duken në harmoni me stinën është mënyra si kombinohen, sidomos këpucët: për shembull, mund t’i kalosh lehtësisht nga dimri në pranverë duke hequr çizmet dhe duke i kombinuar me sandale, siç tregoi Selena Gomez këtë fundjavë
Teksa po dilte nga një restorant në Los Anxhelos, Selena u shfaq me një kombinim shumë elegant me xhinse.
Ajo kishte veshur një bluzë asimetrike me rrudha dhe xhinse të errëta që hapen poshtë. Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël të zbukuruar dhe sandale me rrip që kalon rreth gishtit të madh.

