LifeStyle

Modë – Lié Studio zgjerohet në kategorinë e syzeve

Marka daneze e aksesorëve Lié Studio, e njohur për bizhuteritë minimaliste dhe të përjetshme, aksesorët e flokëve dhe produktet prej lëkure, po zgjerohet në kategorinë e syzeve me prezantimin e koleksionit të saj të parë të syzeve të diellit këtë muaj.

E themeluar në fund të vitit 2021 nga motrat binjake daneze dhe modelet Amalie dhe CecilieMoosgaard, marka po shton për herë të parë syzet në ofertën e saj me koleksionin para-vjeshtë 2026, duke prezantuar modele që frymëzohen nga “kodet klasike të syzeve”, të interpretuara me një ndjeshmëri bashkëkohore.

Image

Koleksioni, që del në treg me 1 qershor, përfshin tri modele: ‘Lee’, ‘Matteo’ dhe ‘Robyn’, të krijuara për të ofruar “vetëbesim, elegancë dhe përdorim të përditshëm”. Siluetat përfshijnë një formë të butë, të rrumbullakët dhe të madhe, një kornizë katrore klasike dhe një model delikat në stilin “cat-eye”.

Kornizat janë projektuar me “përmasa të menduara me kujdes” për një përshtatje sa më të favorshme, me linja të skalitura dhe anëse elegante që “shtojnë karakter pa qenë dominuese”, duke i bërë të përshtatshme për t’u përdorur sezon pas sezoni.

Image

Koleksioni është prodhuar në Itali nga acetat premiumMazzucchelli dhe është pajisur me lente që ofrojnë 100 për qind mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Çdo model do të ofrohet në disa variante ngjyrash, përfshirë të zezën, ngjyrën breshkë të çelët dhe të errët, si dhe ngjyrën vishnje.

Syzet e diellit do të shiten me çmim 220 euro dhe do të jenë të disponueshme në dyqane, në faqen zyrtare të lie studio, si dhe te shitës të përzgjedhur në mbarë botën.

Të Ngjashme