Sydney Sweeney ka përdorur markën e saj të të brendshmeve për t’u shndërruar në një qen në debutimin e sezonit të tretë të “Euphoria”.
Të dielën në mbrëmje, personazhi i saj në “Euphoria” u pa duke veshur një korse nga linja e saj SYRN, me veshë qeni, bisht dhe grim në fytyrë për t’u dukur si hundë qeni. Faqja zyrtare e “Euphoria” në Instagram publikoi një foto të saj me këtë veshje.
Cassie mbante gjithashtu një jakë me zinxhir dhe pranga në kyçe. Skena hapet me narracionin e Zendaya-s: “Ajo kalonte kohën e lirë duke u përpjekur të bëhej e famshme në TikTok.” Seriali e paraqet Kesin si modele në OnlyFans.
Në skenën e parë, personazhi i Sweeney-t shfaqet duke u filmuar nga punonjësja e shtëpisë, ndërsa shtiret si qen, që videoja të ngarkohet në internet.
Sweeney flet me personazhin e Jacob Elordit, të fejuarin e saj Neitin, për përfitimet financiare që sheh nga publikimi i përmbajtjeve online. Në një skenë në dhomë gjumi, ajo tregon korsenë e saj SYRN dhe thotë: “kjo markë mund të më sponsorizojë… quhet monetizim.”
Mënyra si “Euphoria” e ka paraqitur Kesin në sezonin e tretë ka shkaktuar reagime të forta në internet.
“Kjo është shumë e turpshme edhe për Jacob-in. Por si mund të pranojë Sydney Sweeney të bëjë diçka të tillë? Është si një ritual poshtërimi,” shkroi një përdorues në X, mbi një video nga skena në dhomë gjumi.
Një tjetër shkroi: “Po e shoh Sydney Sweeney-in gjithnjë e më shumë të seksualizuar. Ajo është një aktore me potencial, por mendoj se nuk po ndjek rrugën e duhur kur i vendos më shumë rëndësi seksualizimit të trupit sesa talentit të saj.”
Një i tretë shtoi: “Më pëlqente kompleksiteti i Kesis në 2019 sepse identifikohesha me të, sidomos për varësinë emocionale për shkak të prindërve dhe mënyrës si dashurohej me çdo djalë me të cilin kishte lidhje. Nuk mund ta besoj që e shkatërruan personazhin e saj.” / Fox News – Syri.net
