1
Modelja dhe krijuesja e përmbajtjeve për të rritur Sophie Rain ka habitur rrjetin me deklaratën e saj të fundit, duke pretenduar se ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë dollarësh nga një yll i NBA.
Sipas saj, basketbollisti i kishte ofruar shumën marramendëse në këmbim të humbjes së virgjërisë së saj, por ajo kishte vendosur ta refuzonte për shkak të bindjeve dhe vlerave personale.
“Nëse të jap 15 milionë dollarë, a je gati të humbësh virgjërinë me mua?”, pretendon Rain se ishte mesazhi që mori nga sportisti, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.
Në një transmetim live në Instagram dhe më pas në një intervistë për TMZ, ajo deklaroi se vazhdon të jetë e virgjër dhe se besimi fetar ka ndikuar në zgjedhjet e saj personale.
“Jam e krishterë dhe ende e virgjër. Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale”, u shpreh modelja.
Sophie Rain, e cila pretendon se ka fituar mbi 100 milionë dollarë në platformën OnlyFans brenda dy vitesh, ka qenë shpesh në qendër të debatit për shkak të deklaratave kontradiktore mbi jetën e saj private dhe përmbajtjen që publikon online.
Ajo ka thënë edhe më parë se fakti që është e virgjër e ka bërë më të njohur në platformë, ndërsa thekson se nuk realizon përmbajtje intime me persona të tjerë.
“E di që tingëllon çuditshëm që jam në OnlyFans, por në llogarinë time jam vetëm unë”, deklaroi ajo.
OF performer Sophie Rain claims someone offered her $15 MN for her virginity
Her answer: ‘No, I obviously have MORALS’
Selling porn on OnlyFans while preaching morals… have we reached peak civilizational decline? pic.twitter.com/PVdztucZxP
— RT (@RT_com) May 19, 2026
